Vendosni fjalën kyçe....

Kush tha se është kohë e keqe për biznes? Dyqani i ri në Miami që po tërheq vëmendje në rrjet (FOTO/VIDEO)


Ndërkohë që pjesa më e madhe e bizneseve janë vënë në vështirësi të pandemisë së koronavirusit, disa e kanë kanë konsideruar si kohën më të mirë për të hapur një biznes e madje janë frymëzuar nga koha në karantinë.

Një qendër tregtare në Miami ka tërhequr vëmendjen e mediave në Shtetet e Bashkuara, për shkak të emrit dhe motivimit të saj.

Dyqani “Covid-19 Essentials” u hap pas karantinës në Miami, duke përdorur pandeminë si një pretekst për të hyrë në treg.

Qendrat tregtare në Miami u rihapën me disa masa, siç është ruajtja e distancës sociale, përdorimi i detyrueshëm i maskave. E kushdo që hyn në dyqanin “Covid-19 Essentials”, fillimisht do të masë temperaturën përmes pajisjes së teknologjisë së lartë të vendosur në hyrje.

Klientët mund të blejnë aty maska, xhel dezinfektues, matës të temperaturës dhe më shumë produkte të tjera.

“Gjithçka që lidhet me COVID-19, ne e kemi” – thotë Nadav Benimetzky për televizionin WSVN.

Ai thotë se “kërkesa ishte atje”. Të gjithë kërkonin maska, sende sanitare dhe gjithçka që lidhet me Covid, ai thjesht ua bëri më të thjeshtë klientëve për t’i gjetur ato. Dyqani i ri ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *