Vendosni fjalën kyçe....

Meta bën 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit, mesazh për skuadrën e zemrës (VIDEO)


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video nga bregdeti, në të cilën shihet i veshur me bluzën dhe shallin e skuadrës së tij të zemrës, Celtic.

Presidenti në fillim të videos se ka bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit. E më pas përcjell një mesazh për skuadrën e preferuar.

”Nuk është e lehtë, por ne mundemi”- thotë Meta. Sipas tij nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionave skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion, por sipas tij Celtic mundet.

Celtic e cila është shumë afër titullit të 10-të radhazi në Skoci, pasi në krye të tabelës me 80 pikë sheh poshtë në vendin e dytë armiqtë e përjetshëm, Rangers me 13 pikë më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *