Vendosni fjalën kyçe....

Opozita thirrje PS-së: Prano formulën e KQZ-së të dakordësuar më 5 qershor


Opozita i ka kërkuar shumicës një formulë të re lidhur me KQZ-në. Ajo i bëri thirrje shumicës që t’i qëndrojë marrëveshjes së arritur me 5 qershor, një formulë që është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Sipas opozitës së bashkuar, PS-ja ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit, sipas të cilës ‘Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve përzgjidhet në konsultim mes palëve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale.’

Drafti që mbron PS-ja përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ-së nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimmarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen. E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale”- thuhet në përgjigjen e opozitës. Duke theksuar se propozimi i saj është në përputhje me dakordësinë e 5 qershorit, opozita i ka kushtuar rëndësi të posaçme formulës që garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *