Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videomontazhin: Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD-së


Pas akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike për paketën e tretë të ndihmës ndaj bizneseve që nuk është dhënë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama ka publikuar videon me akuzat e PD-së duke i konsideruar ato gënjeshtra, pasi i kanë prerë shumë shkurt një deklaratë. Në videon e tij, ai bashkëngjit një episod më të gjatë të deklaratës, ku del se ai nuk ka premtuar një paketë të tretë, por vetëm thotë se do të jetë gati për një paketë të tretë, duke parë dinamikën e situatës.

“MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ!

#GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD&Co”, shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *