Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 23-vjeçaren me biçikletë tek “Rruga e Durrësit”


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku një makinë ka përplasur një vajzë të moshës 23-vjeçare, e cila po lëvizte me biçikletë.

E plagosura me inicialet R.D. është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 “Më datë 11.06.2020, rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *