Vendosni fjalën kyçe....

Merkel dhe Macron letër BE-së: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkojnë BE-së të përgatitet për një valë të dytë të pandemisë.

Siç shkruan AFP, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe katër shteteve të tjera anëtare (Danimarkë, Poloni, Spanjë dhe Belgjikë) i kanë shkruar një letër presidentes së Komisionit Europian. Ursula von der Leyen, ku kërkojnë që Brukseli të konsiderojë mënyrat për t’u përgatitur më mirë për pandeminë tjetër.

Sipas tyre, përgjigjja kaotike e Europës ndaj shpërthimit të koronavirusit, ka “ngritur pyetje” në lidhje me gatishmërinë e BE-së për pandemitë.

Ata theksojnë nevojën për një “qasje të përbashkët evropiane” në mënyrë që kontinenti “të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe kriza pandemike në të ardhmen “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *