Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon ndaj Ramës: Është nervoz pasi mbrëmë u tërhoq me bisht ndër shalë nga kapja e komisioneve zgjedhore


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me postimin e Kryeministrit Edi Rama i cili nga njëra anë i dilte në mbrotje Bashës kundrejt akuzave se doli i humbur nga marrëeshja e mbrëmëshme.

Bardhi shkruan se Rama është kthyer në një komentator qesharak pasi mbrëmë u “tërhoq me bisht ndër shalë” nga kapja e komisioneve zgjedhore.

Bardhi nga ana tjetër e quan fitore të opozitës tërheqjen nga kushti i mazhorancës për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! “-shkruan Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *