Vendosni fjalën kyçe....

Meta propozon një emër të ri për kreun e KLSH-së


Presidenti Meta ka propozuar për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehun.

Ai ia ka përcjellë dekretin Kuvendit që pritet të vendosë nëse do e pranojë këtë propozim të kreut të shtetit.

Dy ditë më parë, kreu i Kuvendit iu drejtua me një letër presidentit duke i kërkuar që të respektojë afatet kushtetuese lidhur me emrin e ri për KLSH-në.

Aktualisht ky institucion drejtohet nga Bujar Leskaj, të cilit i ka përfunduar mandati.

Pas letrës së Ruçit, i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit, i cili nëpërmjet zëdhënësit, Blushi, sqaroi se kreu i shtetit ka propozuar Kuvendit 3 kandidatura dinjitoze për kreun e KLSH-së, mes të cilëve gjyqtaren Vitore Tusha e ish-kreun e SHISH-it, Bahri Shaqiri.

Emri më i ri i propozuar nga Meta është ai i Arben Shehut. Ky i fundit është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë prej 16 vitesh ndërsa ka përvojë edhe si avokat.

Shehu është i specializuar në fushën e krimit ekonomik e atë të organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *