Vendosni fjalën kyçe....

Australia futet në recesionin e parë në 3 dekada për shkak të koronavirusit


Australia po shkon drejt recesionit të saj të parë në 29 vjet, pasi vendi po ndjen ndikimin e pandemisë së virusit.

Siç shkruan BBC, shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia u tkurr me 0.3% në tre muajt e parë të vitit, në fazat e hershme të shpërthimit.

Ekonomistët presin që të dhënat për tremujorin aktual të konfirmojnë se bllokimi e ka shtyrë vendin në recesion. Për këtë arsye, qeveria dhe banka qendrore rritën masat për të mbështetur ekonominë.

Shifrat e fundit të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) theksojnë se ekonomia po tkurret, kishte një ngadalësim në turizëm dhe kërkesë të dobët e brendshme edhe përpara se të fillonin kufizimet e lidhura me virusin.

“Kjo ishte rritja më e ngadaltë ndër-vjeçare që nga shtatori i 2009-ës, kur Australia ishte në mes të krizës globale financiare, dhe është vetëm fillimi i efekteve të pritura ekonomike të Covid-19.”– tha Shefi i Byrosë së Statistikave, ekonomisti Bruce Hockman. Në mars, Banka e Rezervës së Australisë uli normën e saj të interesit në një rekord të ulët prej 0.25%. Banka qendrore gjithashtu nisi një program të pakufizuar të blerjes së bonove.

Ndërsa banka qendrore mbajti në pritje koston e huamarrjes në mbledhjen e saj të martën, Guvernatori Philip Loëe tha se vendi po përballet me kushtet më të vështira që nga Depresioni i Madh.

“Ekonomia Australiane po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe po përjeton tkurrjet më të mëdha ekonomike që nga vitet ’30”- tha Lowe.

Sidoqoftë, ai shtoi një dozë optimizmi duke thënë se: “Është e mundur që thellësia e rënies të jetë më pak nga sa pritej më parë”.

Qeveria Australiane ka premtuar gjithashtu qindra miliarda dollarë për të ndihmuar mbështetjen e bizneseve dhe individëve dhe ka sinjalizuar që së shpejti do të njoftohen masa më stimuluese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *