Vendosni fjalën kyçe....

Majmunët në Indi vjedhin monstrat me koronavirus në një laborator


Një grup majmunësh janë futur në një kolegj mjekësor në Indi dhe kanë vodhur mostra të koronavirusit pasi sulmuan dje një teknik laboratori.

Siç shkruan Daily Mail, majmunët morën tre mostra provash nga Kolegji Mjekësor Meerut në Uttar Pradesh.

Një teknik po mbante mostrat përpara se njëri prej majmunëve t’ia rrëmbente nga duart dhe më pas të ngjitej në pemë duke i përtypur.

Ata që jetojnë aty pranë kanë frikë se virusi do të përhapet, pasi majmunët i mbajnë mostrat në zonat e banuara.

Amir Haque, i cili është Shefi i Byrosë së Lucknow, tha që majmunët kishin shkaktuar shqetësime rreth kolegjit edhe më parë, por kjo ishte diçka e re.

Shefi i policisë tha se ekzistonte rreziku që majmunët mund të përhapnin infeksionin në qytetet afër.

“Ndërsa kafshët nuk mund të jenë përgjegjëse për bartjen e kësaj sëmundje, nëse ata i mbajnë këto montra dhe largohen nga kolegji mjekësor për në zona të banuara, atëherë patjetër nëse ka kuti të kontaminuara atje, atëherë ata (majmunët) mund të përhapin infeksion më tej.”– tha Haque.

Ai shton se ky është një alarm shumë serioz për autoritetet shëndetësore si dhe administratën lokale.

Megjithatë, mbikëqyrësi i kolegjit Dheeraj Raj, tha se kutitë e mostrave u gjetën më vonë dhe nuk ishin dëmtuar. Sipas tij, nuk ekziston më rreziku i përhapjes së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *