Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Politik mblidhet në 17:00 për Reformën Zgjedhore, nesër dita e fundit


Pasditen e sotme do të mblidhet sërish në një tryezë, grupi i negociatorëve për Reformën Zgjedhore. 

Nesër është afati për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin Reformën Zgjedhore dhe për këtë arsye nxitojnë të konkludojnë çështjet të cilat kanë mbetur pezull.

Mësohet se këshilli politik do të mblidhet në orën 17:00.

Kujtojmë se nga takimi i ditës së premte, përfaqësuesit e palëve dolën të pakënaqur dhe të ndarë lidhur me çështjen e identifikimit elektronik standard që ka kërkuar opozita.

Ditën e sotme Petrit Vasili, tha se nuk do të ketë asnjë lëshim nga ana e opozitës së bashkuar për vjedhjen e zgjedhjeve. Ndërsa theksoi se refuzimi i maxhorancës ndaj këtij propozimi të opozitës, ka si qëllim të legjitimojë vjedhjet e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *