Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, iu arrestua vëllai për drogë


Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryebashiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Kërkesa e degës lokale të PD-së vjen pas arrestimit pak ditë më parë të vëllait të kryebashkiakut, Albert (Arben) Tucit për kultivim e trafik droge.

Në deklaratë theksohet se ajo që Partia Socialiste u ofron qytetarëve është lidhja me krimin, trafiku i drogës e korrupsioni.

Deklarata

“Të nderuar qytetarë.

Partia Demokratike Dega Pukë, po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar  Albert (Arben) Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.

Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *