Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI-ja e angazhuar për reformën zgjedhore pavarësisht provokimeve të Ramës


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka thënë sot se qëndrimi i forcës politike lidhur me reformën zgjedhore është i njëjti që është shprehur nga kreu i PD-së, Basha.

Në një status në Facebook ajo shkruan se përmbushja e detyrimeve për reformën zgjedhore mbetet prioritet i saj si kryetare e LSI-së.

“LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha. Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.” – shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi thekson më tej në qëndrimin e saj se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar e dhuna ndaj qytetarëve, artistëve e gazetarëve është provokimi i radhës vendosur të realizojë reformën e largimin e Ramës nga pushteti.

“Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.” – mbyll reagimin Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *