Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Xhunga: Kauza e teatrit ra, tashmë filloi fushata elektorale


Gazetarja Rudina Xhunga deklaroi në një intervistë për News 24 se nuk ka më kauzë të Teatrit pasi me shembjen e tij tha ka filluar fushata elektorale.

Për Rudina Xhungën, Rama kërkon që me mandatin e tretë të verë vulën për krijimin e teatrit të ri.

Ajo shpjegon fushata elektorale filloi me shembjen pasi tashmë njëra palë thotë se do ndërtohet një teatër i ri ndërsa tjetra kërkon rindërtimin e njëjtë me atë që u shemb.

Problemi është që a duhej prishur bëhej para se të prishej, s’ma mori njeri dorën mua, as mendimin, as qëndrimin. Nëse do vazhdojmë të zihemi, të shahemi, ngecemi te gërmadhat.

Nuk ka më një kauzë teatri, tani ka një premtim të kryeministrit Rama dhe Veliaj për një teatër të ri dhe nga ana tjetër një premtim për një teatër ashtu siç ishte. Unë mendoj se kur teatri u prish ka nisur akti për fushatën elektorale. Kryeministri Rama sapo ka treguar që do mandatin e tretë dhe do verë vulën e tij në krijimin e teatrit të ri”-tha Xhunga.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *