Vendosni fjalën kyçe....

Wadephul e Tusk dënojnë ashpër prishjen e teatrit e dhunën ndaj qytetarëve: E papranueshme


Pas deklaratës së zv.kreut të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Budestag, Wadephul, ka ardhur reagimi edhe nga kreu i PPE (Partitë Popullore Europiane), Donald Tusk.

Me një reagim në Twitter, Wadephul, shkruante se e dënon prishjen e Teatrit Kombëtar me nxitim nga qeveria dhe dhunën ndaj qytetarëve e artistëve.

“Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë, prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më la të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtare, kur kundërshtuan ‘po’ e tyre për fillimin e negociatave?” – shkruan ai në Twitter.

Ndërkohë ish-presidenti i KE-së, Donald Tusk, aktualisht presidenti i PPE-së, shkruan në Twitter se e dënon shembjen e Teatrit Kombëtar, si një akt kundër vlerave europiane.

Ai shkruan gjithashtu se dënon dhunën ndaj protestuesve, artistëve e politikanëve të opozitës është i papranueshëm, duke theksua se mbështet PD-në në luftën e saj demokratike.  

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë.” – shkruan Tusk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *