Vendosni fjalën kyçe....

Edhe LSI-ja mbështet protestën e nesërme, bën thirrje për pjesëmarrje masive


Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në mbështetje të protestës së organizuar ditën e nesërme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Nëpërmjet një deklarate pas mbarimit të mbledhjes së strukturave Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Brahimllari iu bëri thirrje strukturave dhe simpatizantëve të jenë masivisht në tubim.

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi që të mbështesë plotësisht tubimin e thirrur nesër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit përballë Ministrisë së Brendshme

Kryesia vendosi, të mbështes në mënyrë të vazhdueshme të gjitha aktivitetet publike të aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë strukturave të LSI, të gjithë simpatizantëve, mbështetësve dhe miqve të saj për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndalojë dhe të krijojë incidente pjesëmarrësve në tubim.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të Tiranës që të marrin pjesë masivisht për ti treguar Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze që është populli Zot I fateve të veta”-
deklaroi Brahimllari.