Vendosni fjalën kyçe....

7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 23 të shëruar


IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot janë evidentuar 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 23 persona janë shëruar. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 736.

‘’Sot më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, bën të ditur IKSHPK në një komunikatë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

Instituti bën thirrje për respektim të masave për dalje sa më të shpejt nga kriza pandemike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *