Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj për Teatrin: Vetëm 1% e artistëve janë kundër, të tjerët janë të PD-së që gjejnë alibi


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se akt- konstatimi tek Teatri është një procedurë standarde dhe se projektit do t’i shkohet deri në fund edhe me procedura ligjore.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës, Veliaj tha se vetëm 1% e artistëve janë kundër shembjes së Teatrit aktual dhe ndërtimit të një Teatri të ri, kur 99% janë pro.

Sipas tij, ata të tjerët që po bëjnë rezistencë tek Teatri janë të gjithë me ish- poste apo anëtarë të PD-së.

 ”Të tjerët janë ose anëtarë të këshillit kombëtar të PD, ose kandidatë për deputetë, ose pjesë e çadrës. Kështu që e dëgjova një nga drejtuesit e PD. Kështu që nuk ka nevojë për derdhje gjaku apo një gjë të tillë. Parkingu i shkollës Kosova i kalo Bashkisë atëhere shkoi Policia Bashkiake dhe vendosi akt konstatimin tek parkingu që ka qenë atje. Kushdo që është zaptuesi për momentin, duhet të njoftohet për aktkonstatimin. Edhe me repartin ushtarak tek Shqiponja, edhe me kopshtin botanik të Rektoratit, edhe tek Medreseja tek kopshti, kishte zaptues aty. Shkohet me VKM dhe cilido paraqitet në derën e adresës së Hipotekës.

Siç ndodhi me Astirin apo shkollën Kosova, probleme me Prokurorinë, pavarësisht çfarë do të marrim përsipër do ndjekim të gjitha

Ka rënë pretendimi për kullë mbi teatër. 1/3 e atij grupi firoi kur s’kishte kullë. Ishte dhe ajo pjesa skeptike që do zaptohej trualli. Iku dhe 1/3 tjetër. Iku dhe 1/3 kur kishte skeptikë me privatin dhe e morëm përsipër vetë. Ata që janë aty janë pjesë e PD.

Në listën e aktorëve është vetëm 1%, 99% janë pro. Në Shqipëri po thyhen ligjet e fizikës, llumi po del sipër dhe ajka po shkon poshtë.”– thotë Veliaj.

Po ashtu Veliaj foli për Europa Nostrën që e ka konsideruar godinën e Teatrit si një nga 7 monumentet e Kulturës në Europë që është në rrezik. Ai thotë se Europa Nostra është vetëm një OJF dhe se të drejtën për të shpallur një objekt monument kulture e ka Ministria e Kulturës dhe UNICEF.

“Ka 108 institucione, klinika mjekësore qeveritare sipas PD është monument kulture. Një ndërtesë e rëndomtë për ta është monument kulture, laboratorin e kriminalistikës, bankën arabe. Një tufë banalitetesh janë monumente kulture si ndërtesa banale.

Ka vetëm dy institucione që shpallin monumente kulture, Ministria e Kulturës dhe UNICEF. Pastaj ka qindra OJF. Ka disa precedentë, si parku i lojërave tek liqeni apo kur po pastronim pjesën e dytë të liqenit, kur romët morën edhe shtëpi KE na dha çmimin Bashkia më miqësore me romët. Europa Nostra është një OJF.”– tha Veliaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dje reagoi ashpër pas aktit të konstatimit, duke thënë se Policia Bashkiake shkoi për të marrë në dorëzim godinën. Nëpërmjet deklaratës, Aleanca thotë se akti ndodhi në një moment kur Presidenti po bën gati kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e VKM-së e cila i kalon Bashkisë në pronësi Teatrin Kombëtar. Gjithashtu, sipas tyre, Aleanca në bashkëpunim me Europa Nostra kanë gjetur burimin e parave për restaurimin e Teatrit Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *