Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja për Teatrin, Rama-Metës: Nuk ka tagër të vendosë për kompetenca që nuk i takojnë


Kryeministri Edi Rama në përplasjen për Teatrin Kombëtar, me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ka thënë se ai nuk ka tagër të vendosë për kompetenca që i takojnë instancave ekzekutive.

Sipas Ramës, Presidenti ka të drejtë të mendojë ndryshe dhe të marrë veprime sipas ligjit por nuk ka mandat nga populli që i takojnë qeverisë.

Nuk dua të bëj polemikë me presidentin, nuk është as drejtor i urbanistikës, as kryeministër dhe kryetar i bashkisë dhe nuk ka tagër të vendosi për kompetenca të këtyre instancave. Ka të drejtën të mendojë ndryshe, ka të drejtën të bëjë ato që i sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit, por jo presidenti por asnjë tjetër që  nuk ka mandat dhe nuk ka kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie, nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv. Nuk jemi në kushtet e një historie të re, jemi në kushtet e një episodi të ri, në një histori të mbushur me episode”-tha Rama në intervistën për emisionin “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *