Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me Shoqatën e Prodhuesve: Pandemia ekonomike e qeverisë po shkatërron vendin


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka dëgjuar sot shqetësimet e përfaqësuesve të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.  

Ata theksuan se ndonëse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t`u ardhur në ndihmë.

Përfaqësuesit  e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimië e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese.

Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike.

Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë.

“Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re.” – tha Basha.

Kryetari Basha i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura nga  Shoqata  e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofën ekonomike dhe humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *