Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona “zgjidh qesen” për dyshen e kampionatit italian, gati të paguajë 170 milionë euro


Sipas mediave sportive në Spanjë, mesfushori i Juventusit, Pjaniç e sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez kanë pranuar t’i bashkohen Barcelonës.

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, lojtarët shihen si përforcimet e duhura për katalanait dhe nëse këtyre u shtojmë edhe rikthimin e Nejmarit nga PSG-ja, grupi duket mëse i plotësuar.

Për boshnjakun, Juventusi kërkon rreth 70 milionë euro por marrëveshja mund të mbyllet për 60 milionë. Ndërsa në rastin e Lautaros shuma është shumë më e madhe.

Klauzola e sulmuesit është 111 milionë euro e mbetet për t’u parë nëse Barcelona do e marrë që tani argjentinasin apo do presë edhe një vit tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *