Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji mes të proceduarve për protestën në Divjakë


Një nga personat e proceduar penalisht lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Divjakë, është edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Salianji u takua mesditën e djeshme me fermerët, të cilët akuzuan qeverinë se i ka braktisur.

Salianji tha se Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.

E sot policia njoftoi se ka proceduar penalisht gjashtë persona lidhur me protestën, tre prej të cilëve janë pjesë e strukturave të PD-së së Divjakës.

Policia thotë se ata organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria për frenimin e pandemisë së COVID-19.

Njëri është Ervin Salianji, tjetri është një këshilltar i PD-së Marjus Seitaj, si dhe kryetari i degës së kësaj force politike në Divjakë, Julian Gjini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *