Vendosni fjalën kyçe....

Furnizonin me kokainë të pasurit italianë, goditet banda shqiptare


Karabinierët e Genova-s e të Chiavari-it, kanë finalizuar me sukses operacionin e quajtur “Doktori”, që ka çuar në shkatërrimin e një bande droge të drejtuar nga shqiptarë.

Hetimi, i koordinuar nga zv / prokurori i DDA-së, Federico Manotti, filloi në vitin 2017 pas kontrollit të një mjeku që merrte furnizime me kokainë nga të arrestuarit.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se hetimi zbuloi se grupi, i përbërë nga shqiptarë, italianë dhe tunizianë, u shiste kokainë profesionistëve të pasur italianë.

Hetimet zbuluan se në krye të bandës së trafikut të drogës qëndron shqiptari Florian Zeqiri, me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Të arrestuar përfunduan edhe dy italianët me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga sëbashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Autoritetet italiane informojnë se një prej shqiptarëve nën urdhër arrest është dëbuar më parë nga territori italian pas kryerjes së një dënimi penal për akuza të ngjashme që kanë të bëjnë me trafikun e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar gjithsej 7 persona, mes të cilëve edhe një grua. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *