Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti në Britani teston kamerat termike, për të identifikuar pasagjerët me koronavirus


Aeroporti i Heathrow në Britani ka vendosur të provojë kamerat e njohjes së fytyrës me imazhe termike, në një përpjekje për të zbuluar pasagjerët me koronavirus.

Siç shkruan Daily Mail, kjo është një nga masat që aeroporti po merr për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe do të provohet në dy javët e ardhshme në Terminalin 2.

Jo vetëm që teknologjia do të jetë në gjendje të zbulojë shenjat e Covid-19, por do të zbulojë dhe identitetin e individit të skanuar.

Aeroporti më i madh i Britanisë do të përdorë gjithashtu pajisje për kontrollin që shmangin kontaktin person-me-person.

Industria e aviacionit është shkatërruar nga pandemia në mbarë botën pasi vendet kanë ndaluar udhëtimin për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

Numrat e pasagjerëve kanë rënë duke shkaktuar probleme të rënda financiare për linjat ajrore, kështu që kthimi i aeroporteve të hapura dhe funksional, shihet si një pjesë kryesore e lëvizjes së industrisë përsëri.

Të dhënat nga provat në aeroport nëse rezultojnë efektive, do të ndahen me Qeverinë dhe industrinë, dhe mund të çojnë në krijimin e një Standardi të Përbashkët Ndërkombëtar për kontrollimin e shëndetit.

Monitoruesit e kamerave termike janë përdorur për të kontrolluar temperaturën e trupit të pasagjerëve në aeroportin Fiumicino, afër Romës më 15 Prill 2020

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *