Vendosni fjalën kyçe....

Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika


Hapja e sistemit shëndetësor do jetë më faza, ka thënë ministrja e Shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat nga Poliklinika 3 në Tiranë, Manastirliu u shpreh se nga kjo javë në vijim do zgjerohen fashat orare për vizitat në qendrat shëndetësore apo klinika.

Ajo se do vijojnë protokollet e sigurisë për respektimin e distancimit social për të mbrojtur personelin mjekësor e qytetarët nga përhapja e Covid-19.

Ajo shtoi se pavarësisht kufizimeve të pandemisë, sistemi shëndetësor nuk është mbylllur por u ka shërbyer qytetarëve.

Manastirliu tha gjithashtu se pas 11 majit, do vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore.” – tha ndër të tjera ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *