Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri i kthen përgjigje opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, konfirmon praninë në takim


Pas letrës së dërguar nga opozita e bashkuar lidhur me punën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka reaguar bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri konfirmoi praninë në mbledhjen e ditës së hënë të datës 11 maj e cila do zhvillohet online.

Gjithashtu i shprehet në letrën e kthim-përgjigjes se brenda muajit mund të gjendet dakordësia për draftin e plotë gje do shkojë për miratim në Kuvend.

“Duke shprehur plotësisht gatishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Gjiknurit.

Më tej, ai konfirmon praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *