Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvritet i riu në Kosovë që ishte në karantinë, babai bën përgjegjës autoritetet: S’më lanë ta shihja


Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë në Kosovë pasi është hedhur nga ballkoni i një konvikti në Qendrën e Studentëve, që po shërben si karantinë.

Sipas babait të të riut, përgjegjës për vdekjen e tij janë kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm, Sveçla e ai i Shëndetësisë, Vitia.

Ai ka deklaruar për mediat në Kosovë, se i biri kishte pasur probleme në veshka dhe ishte kthyer në Kosovë me ndërmjetësimin e kreut e Gjilanit, Lutfi Haziri e ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj, shkruan Koha.

Sipas babait të viktimës, atë nuk e kishin lënë të takohej me të birin ndërsa shtoi se ai kishte pasur shmë stres gjatë kësaj periudhe që prej kthimit nga Gjermania, ku studionte magjistraturë.

Ai theksoi se dokumentet e paraqitura prej tij nuk janë marrë parasysh nga autoritetet, të cilat i bën përgjegjëse për ngjarjen e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *