Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria italiane e miraton, nga e hëna klubet mund të fillojnë stërvitjen individuale


Qeveria italiane ka dhënë miratimin për fillimin e stërvitjes individuale në hapësira publike dhe private, kjo jo vetëm për sportistët.

“Duke filluar nga e hëna me katër maj, çdo sportistë apo qytetar do të lejohet të marrë pjesë në aktivitet sportive individuale, në zonë publike dhe private, duke respektuar distancën e sigurisë fizike, të paktën dy metra larg një personi tjetër.”-tha në deklaratë Ministria e Brendshme, raporton Corriere Della Sport.

Në këtë mënyrë hapet rruga që edhe garat sportive futbollistike të rinisin drejt rifillimit të sezonit.

Këto masa do zgjasin deri në 17 maj dhe më pas autoritetet do vendosin nëse do nisë stërvitjen edhe në nivel grupi por në kushtet e protokolleve të sigurisë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *