Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon si do bëhet lëvizja gjatë fundjavës


Kreu i qeverisë ka njoftuar sot mënyrën si do bëhet lëvizja e qytetarëve gjatë fundjavës.

Sipas Ramës, të shtunën me 2 maj e të dielën me 3 maj pensionistët do lejohen të dalin deri në orën 10 të paradites.

Ndërsa prindërit me fëmijët deri 14 vjeç do kenë mundësi të lëvizin të shtunën e të dielën nga ora 11 e paradites deri në orën 17 e 30.

Ai shtoi se të shtunën do jenë të hapura vetëm farmacitë e ushqimoret deri në orën 17 e 30 ndërsa të dielën gjithçka do jetë e mbyllur.

“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.

Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.

Të dielën të gjitha mbyllur.

Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej.

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.” – shkruan ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *