Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku më i vjetër në Francë, 98-vjeçari vijon punën gjatë pandemisë (FOTO/VIDEO)


Mjaft histori frymëzuese kemi mësuar gjatë kësaj periudhe të vështirë ku e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Që nga dhjetori jemi njohur me mjaft heronj, por jo si Christian Chenay.

Mjeku francez vazhdon të punojë në një mjedis me rrezik të lartë, pavarësisht se është në moshën 98-vjeçare dhe futet në kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi.

BBC shkruan se ai është mjeku më i vjetër i Francës, i cili për t’ju përgjigjur mungesës së bluzave të bardha, është kthyer të punojë për t’u siguruar mbështetje pacientëve të tij në një shtëpi të moshuarish.

“Të gjithë kanë shumë frikë. Unë jam shumë i kujdesshëm. Gruaja është e shqetësuar se mos i sjell koronavirusin në shtëpi dhe ka të drejtë. Unë thjesht nuk mund t’i braktis ata në kohë të vështirë. Ata s’mund të ia dalin dot vetë.”, shprehet Chenay.

Atij i është dashur të ndërpresë shërbimin e tij në Paris, por tani po zhvillon konsulta virtuale me pacientët dhe i viziton pacientët në një azil pleqsh një herë në javë. Mjeku 98-vjeçar thotë se janë me fat që ende nuk ka patur asnjë rast me koronavirus në shtëpinë e pleqve ku shërben ai.

“Nëse dikush këtu do ta merrte virusin, do ishte katastrofë. Ne nuk duam që 20 nga pacientët tanë të vdesin”– thotë Chenay.

I pyetur nëse ka në plan të tërhiqet, ai thotë: “Unë jam gati 99-vjeç. Më duhet ta ul aktivitetin tim për shumë arsye. Punoj më ngadalë se më parë, më duhet të kem kujdes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *