Vendosni fjalën kyçe....

“Kthehuni luftoni Covid-19 në shtëpi”- Marina Kineze dëbon anijen luftarake amerikane


Një anije luftarake amerikane u “dëbua” nga ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës së Jugut, pasi avionët luftarakë të Pekinit dhe anijet detare e akuzojnë Uashingtonin për veprime “provokuese” në det.

Luftë-anija amerikane hyri në ujërat territoriale kineze në ishujt Xisha, pa lejen e Kinës. Sipas Global Times, incidenti shënon herën e parë që marina amerikane kryen një shkelje të paligjshme në zonë.

“Veprimet provokuese të SHBA-së shkelin seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe normat e ndërlidhura, shkelin seriozisht sovranitetin dhe interesat e sigurisë dhe rritin qëllimisht rreziqet e sigurisë rajonale”– tha Koloneli i Lartë kinez, Li Huamin.

Ai shtoi se ky aksion mund të kishte çuar në një “aksident”.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të përqëndrohet në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në vendlindje… dhe menjëherë të ndalojë veprimet ushtarake kundër sigurisë rajonale, paqes dhe stabilitetit.”– shton Huamin.

Në fillim të kësaj jave, luftëanija “Barry” përshkoi ngushticën e Tajvanit tha marina amerikane, e ndjekur nga afër nga një transportues kinez i avionëve në të dyja rastet. 

Deti i Kinës së Jugut shërben si një hyrje në rrugët globale detare, përmes të cilit kalojnë rreth 3.4 trilion dollarë mallra çdo vit. Vietnami, Tajvani, Filipinet, Malajzia dhe Brunei kanë mosmarrëveshje me Kinën në disa pjesë të këtij deti duke e akuzuar Kinën se i ka marrë këto ujëra padrejtësisht.

Shtetet e Bashkuara, në këtë mosmarrëveshjen detare mbështesin palën tjetër e jo Pekinin. SHBA dërgojnë në mënyrë rutinore anije luftarake dhe aeroplanë luftarakë në Detin e Kinës së Jugut, duke e konsideruar si të drejtën e tyre për lirinë e lundrimit. Mirëpo Pekini e akuzon Uashingtonin se kështu po nxit tensionet midis vendeve të rajonit.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë rritur gjatë javëve të fundit, me të dy palët që lëshojnë akuza lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe origjinën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *