Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni publikon zyrtarisht 3 video me UFO, thotë se janë të vërteta (Videot)


Më shumë se dy vjet pasi u zbuluan në internet, Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tre video të shkurtra nga takimet e pilotëve amerikanë me ato që ata i quajnë ‘dukuri ajrore të paidentifikuara’.

Videot infra të kuqe, të filmuara nga aeroplanët e marinës amerikane në 2004 dhe 2015, treguan ‘fenomene ajrore të paidentifikuara’ (UAP), të njohura më mirë për publikun e gjerë me emrin e tyre të vjetër, objekt fluturues të paidentifikuar (UFO).

Objektet mund të shihen duke përshkuar qiellin në një mënyrë të pashpjegueshme dhe me shpejtësi jashtëzakonisht të larta. Dy nga videot përmbajnë regjistrimet e komunikimeve nga pilotët, të cilët papritmas u habitën nga shpejtësia e mjetit të panjohur.

Departamenti i Mbrojtjes tha se po bënte një njoftim zyrtar ‘me qëllim që të hiqte çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që po qarkullonin ishin të vërteta, apo nëse ka më shumë video?’

Departamenti i Mbrojtjes ka pohuar tashmë që pamjet janë të vërteta.

Tre videot UFO u zbuluan në internet midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga një kompani e bashkëthemeluar nga Tom DeLonge, një anëtar i grupit punk Blink-182, i cili është i fiksuar pas gjetjes së shenjave të jetës së huaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *