Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet distancim fizik, nëse kemi shtim të raste mund të kthehemi pas” – Zv.ministrja e Shëndetësisë


Numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Rakacolli, ka deklaruar sot se distancimi fizik është i domosdoshëm për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Ajo shtoi se hapja e lehtësimi i masave do tregojë pas dy javësh përhapjen e sëmundjes e në rast përkeqësimi mund të kthehemi pas.

“Distancimi fizik është i domosdoshëm. Nëse nuk do kemi distancim fizik sëmundja do vijojë të përhapet, sepse nuk kemi thënë se sëmundja është larguar, përkundrazi hapja e masave, do të duket pas dy javësh.

Nëse pas dy javësh do të kemi rritje rastesh ka mundësi të kthehemi edhe pas. Ndaj pavarësisht masave të lejuara, në ato vende që lejohet biznesi të vazhdojnë të ndahen distancimi fizik dhe gjithë masat e tjera të rekomanduara që kanë të bëjnë me higjenën personale dhe atë të ambjentit.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *