Vendosni fjalën kyçe....

“Do përdorim qasje taktike për hapjen, jo në të gjithë vendin lehtësirat do jenë njësoj”-Rama


Kryeministri Edi Rama në daljen e tij publike pasditen e sotme tha se masat e hapjes nuk do jenë njësoj për të gjitha qytetet.

Sipas Ramës, edhe rastet e të infektuarve nuk janë njësoj në të gjitha qytetet prandaj dhe nuk mund të qëndrojnë të gjithë të bllokuar.

Po të shohim hartën e Shqipërisë vala e goditjes së armikut nuk ka qenë kudo e njëjtë gjë që do të thotë se nëse e hapim njësoj do kushtonte të gjithëve njësoj një kthim mbrapa. Duke u hapur të gjithë njësoj numri i pacientëve rritet. Ne do të hapim kudo por jo njësoj. në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku sot risku është shumë i ulët mund ta hapim. Kurse në zona si Kruja nuk mund të hapim. Në zona si Tirana apo Durrësi, lehtësim të moderuar. Kjo qasje taktike do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj dhe do na garantojë një hapje të sigurt dhe me risk shumë të ulët”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *