Vendosni fjalën kyçe....

Urdhri i plotë për lëvizjen e mjeteve të biznesit dhe qytetarëve


Urdhri i plotë për lëvizjen e mjeteve të biznesit dhe qytetarëve, ja si do veprohet në ditët në vazhdim për lëvizjet jashtë fashës deri te moskufizimi i bujqësisë

Pas ankesave të shumta të bizneseve dhe qytetarëve për lëvizjen e tyre me mjete apo personale drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veli  ka nënshkruar sot urdhrin që sqaron të gjitha paqartësitë e krijuara.

Urdhri jo vetëm qartëson lëvizjet për ditët në vijim, por edhe unifikon veprimet e policisë për gjithë Shqipërinë, si për aktivitetet e biznesit, të punësuarve apo dhe të veprimtarisë të përditshme të qytetarëve.

Ndër të tjera Urdhri përcakton se do të lejohet 3 herë në javë vajtja në banka e personave dhe mjeteve për të kryer veprime bankare për llogari të bizneseve. “Personat e autorizuar dhe mjetet duhet të kenë me vete autorizimet e miratuara të biznesit nga policia dhe vërtetimin nga administratorët për këtë qëllim”, thuhet në urdhër.

Në ditët në vijim lëvizja e mjeteve për bujqësinë dhe blegtorinë do të lejohet pa kufizim, për rastet kur kryhet transporti i produkteve bujqësore dhe blegtorale nga fushat në magazinat e grumbullimit apo objektet e tjera, në funksion të aktivitetit të tyre.

Lëvizjet e urgjencave familjare, mjeteve dhe punonjsve të shërbimit familjar apo makinat e bizneseve që transportojnë punonjësit që punojnë me turne nuk do të kenë kufizim në lëvizje.

Urdhri i plotë për qarkullimin e automjeteve të bizneseve dhe qytetarëve:

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për venien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e koronavirusit “Covid 19” dhe për të qartësuar e unifikuar veprimet e Policisë të Shtetit në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes të shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët  vijim do të veprohet si më poshtë:

  1. Në ditët në vazhdim do të Iejohet lëvizja e kontrolluar e mjeteve rrugore dhe shtetasve duke respektuar rregullat dhe kufizimet e vendosura me aktet normative të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetëisë nr.256 datë 10.04.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë, për vajtjen në qendrat e punës prej orës 05:00-08:00 dhe kthimin në orën 16:00 deri në orën 17:30, duke respektuar dhe kufizimet e distancimit social.
  2. Kompanitë dhe bizneset lokale do të njoftohen nga shërbimet e Policisë Rrugore edhe në mediat lokale për oraret e reja, duke mundësuar pajisjen e punonjësve të tyre që qarkullojnë me mjete private, mc autorizime nga Policia Rrugore dhe me një autorizirn nga administratorët për çdo Iëvizje që ata do të kryejnë përtej orareve të mëngjesit dhe të mbasdites.
  3. Në rrugët ndërqytetase, lëvizja nuk do të kufizohet nga fasha e vendosur, për mjetet rrugore të autorizuara nga Policia e Shtetit, të cilat janë në funksion të shërbimeve ekonomiko – sociale të prodhimit, të Iëvizjes për vajtje-ardhje në punë dhe të përmbushjes të nevojave urgjente shëndetësore dhe familjare.
  4. Do të lejohen të qarkullojnë jashtë fashës kufizuese, mjetet rrugore që kryejne veprimtari të furnizimit me produkte ushqimore të marketeve, furrave të bukës dhe shërbimeve të tjera, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë, pasi kanë marrë më parë, konfimimin e shërbimit të Policisë Rrugore, duke kufizuar në maksimum, Iëvizjen, grumbullimet dhe qëndrimet.
  5. Do të qarkullojnë pa kufizim kohor, mjetet rrugore bujqësore/blegtorale, për kryerjen e punimeve dhe transportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale nga fushat në magazinat e grumbullumit apo objektet e tjera, në funksion të aktivitetit të tyre.
  6. Do të lejohet Iëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja.
  7. Do të lejohet, jashtë fashës orare, lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte rrugore brenda dhe jashtë vendit, të mallrave të ndryshëm për import-eksport, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ato që transportojnë minerale dhe lëndë të para.
  8. Tre here në javë do të lejohet vajtja në banka e personave dhe mjeteve për të kryer veprime bankare për llogari të bizneseve. Personat e autorizuar dhe mjetet duhet të kenë me vete autorizimet e miratuara të biznesit nga policia dhe vërtetimin nga administratorët për këtë qëllim.
  9. Do të ndalohet lëvizja e mjeteve rrugore private 4+1 dhe e këmbësorëve, në qendrat e banuara për shëtitje, marrje e çuarje të personave të pa autorizuar, për kryerjen e shërbimeve dhe plotësimin e nevojave familjare jashtë fashës së miratuar dhe rregullave te përcaktuara.
  10. Do të lejohet të qarkullojnë me automjete private apo të firmës jashtë fashës orare, shtetasit që kanë vetëdeklaruar lëvizjen ose me deklarim personal dhe janë miratuar nga Policia Rrugore, të cilët janë pajisur me autorizim me shkrim të firmë/ose subjektit, menaxherët dhe agjentët e shitjeve të bizneseve dhe kompanive, si dhe administratorët e bizneseve apo personat e autorizuar nga administratorët e tyre për të kryer veprime bankare dhe kategoria e inxhinierëve/ arkitektet, supervizor& privatë dhe administratorët e firmave ndërtuese, të cilët duhet të jenë të pajisur me dokument njohje dhe vërtetim. Gjithashtu do të lejohen agjentët imobilarë.
  11. Do të lejohet të qarkullojnë jashtë fashave të orareve të lejuara për vajtjen dhe kthimin nga puna, me mjetet e tyre private 4+1 të gjithë punonjësit që mbarojnë punën sipas orareve që kanë kompanitë apo institucionet të cilat punojnë me turne, duke qenë të pajisur me autorizim dhe dokument nga biznesi apo institucioni ku punojnë dhe me vetëdeklarim të plotësuar te Policia e Shtetit.
  12. Për rastet e fatkeqësive dhe të sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjencat, do të njoftohet në numrin e policisë 112/129 si dhe numrat e vënë në dispozicion të policisë rrugore 0694122223 dhe 0694122224.
  13. Do të lejohet të qarkullojnë përtej fashës së vendosur pas konfirmimit nga Policia Rrugore., mjetet rrugore 4+1 që:
  • Kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake;
  • Punonjësit e medias së shkruar dhe asaj elektronike;
  • Personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë;
  • Punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe të SHPSF-ve me dokument identifikimi;
  • Mjete që bëjnë fumizimin e marketeve vetëm për të bërë transportin e mallrave;
  • Mjetet dhe motomjetet që shërbejnë për shpërndarjen e mallrave ose ushqimeve (delivery+katering) – (të identifikuar me logo të mjetit ose me veshje të veçantë të drejtuesve — duke patur me vete gjithmonë kopje të autorizimit, lëshuar nga Policia Rrugore për biznesin në fialë);
  • Rojet e institucioneve të ndryshme me dokument identifikimi/vërtetim të lëshuar nga institucioni;
  • Punonjës që punojnë në sistemin bankar, për transfertat e parave dhe kryerjen e veprimeve bankare, si dhe punonjësit e kompanive dhe institucioneve për lidhjen e kontratave dhe shlyerjen e detyrimeve financiare;
  • Punonjësit e kompanive të ndërtimit që shkojnë në kantiere dhe institucione për kryerje pagesash, taksash dhe supervizime të ndryshme. Në rastin e vajtjes në sistemin bankar duhet të kenë me vete “kopje të autorizimit të biznesit”;
  • Punonjësit e kompanive celulare/internetit, të pajisur me dokument ditor të lëshuar nga administratoret e kompanive për mirëmbajtje rrjeti e riparime të ndryshme.
  • Punonjësit që punojnë në sistemin doganor/shërbimin RAPISCAN’ punonjësit e porteve detare, punonjësit e Aeroportit të Rinasit, të pajisur me vërtetim të administratorëve, të tyre e kur për nevoja urgjente do të duhet të qarkullojnë jashtë orareve të vendosura, ose kur përfundimi i turneve të punës së tyre nuk përkon me oraret e mësipërm;
  • Punonjësit e OSHEE dhe sistemit të Ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve që shkojnë për të riparuar defekte të ndryshme;
  • Personat me mjetet rrugore të autorizuara nga Departamenti i Kufirit dhe Ministria për Punët e Jashtme dhe Evropën, për të udhëtuar në drejtirn të pikave te kalimit kufitar;
  • Mjete rrugore dhe drejtues mjetesh që punojne për projekte të rëndesishme të huaja të kontraktuara nga shteti shqiptar;
  • Mjetet rrugore dhe punonjësit që kryejnë shërbime funerali;
  • Mjete të shoqatave dhe organizmave të ndryshem që shpërdajnë ndihma;

14. Çdo ditë Drejtoria e Teknologjisë se Informacionit do të dergoje prane Drejtorisë së Policisë Rrugore të dhënat e aplikimeve dhe të miratimeve për bizneset dhe për privatet që kanë apk uar në fagen zyrtare të Policisë së Shtetit “COVID 19 lëvizje e kontrolluar me mjet”.

15. Drejtuesit e Sektorëve të Policisë Rrugore me iniciativë dhe në bazë të udhëzimeve të sqarojnë rast pas rasti çdo aplikues ose telefonues dhe të autorizojnë mjete dhe dreitues mjen që mund të jenë jashtë përcaktimeve të mësipërme.

16. Në çdo qark, në Drejtoritë Vendore të Policisë nga Sektorët e Policisë Rrugore të organizohet shërbimi me tre turne për të monitoruar aplikimet në platformën COVID 19 dhe zgjidhur çdo kërkesë dhe ankesë të shtetasve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *