Vendosni fjalën kyçe....

Riatdhesimi, publikohen datat dhe orari i fluturimeve nga disa qytete të Evropës


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të mbetur në vendet e Evropës pas bllokimit të fluturimeve nga koronavirusi.

Dy fluturime janë caktuar për datën 18 prill, i pari është nga Stambolli ndërsa i dyti nga Roma. Një ditë më pas do kryen atdhesime edhe nga Milano.

Fluturimet do kryen nëpërmjet Air Albania dhe do jenë kundrejt një pagese. Ndërsa sapo të kthehen shtetasve shqiptarë i duhet që të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë në hotelet e caktuara ku pagesa do ndahet mes qeverisë dhe vetë atyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *