Vendosni fjalën kyçe....

“Jetoj ditë e natë me hallet tuaja” – Rama bashkëbisedon me qytetarët në Facebook


Kryeministri Rama u ka bërë thirrje personave që kanë punuar në të zezë që të denoncojnë pronarët në mënyrë që të mund të përfitojnë rrogën e luftës, siç njihet shpërblimi që jepet nga qeveria gjatë kësaj periudhe.

Ai tha se qeveria ka gati edhe shpërblimin për ata që denoncojnë.

Rama shtoi më tej se paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria e tij përfshijnë 17 milionë dollarë ndërsa shtoi se ai dhe qeveria kanë punuar me gjithë zemër për të ndihmuar njerëzit.

“Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël. Do merrni të gjithë 400 mijë lekë. Kjo sepse keni punuar, por me orare të cunguara. 66 mijë të tjerë që janë në kompani të mëdha, ë i kanë hequr nga puna etj, edhe 10 mijë të tjerë që janë në turizëm do paguhen me 400 mijë lekë. Po japim 17 milionë dollarë, e nuk janë pak. Këtë e bëjmë për t’ju lehtësuar pak frymëmarrjen. Cdo gjë që them, unë e bëj. Ju që keni humbur vendin e punës dhe punoni në biznese të mëdha, do të merreni nga 400 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam magjistar, por unë jetoj ditë e natë me hallet e juaja. Ata që punojnë në qendra tregtare, të gjithë do të marrin 400 mijë lekë, do i marrin nga paketa e zgjeruar. Ne kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë juve.” – theksoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *