Vendosni fjalën kyçe....

Nga nesër hapen zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku t’i paguani taksat e makinës


Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do rinisë shërbimet në sportel duke nisur nga dita e nesërme.

Për sa i përket Tiranës e Durrësit njoftohet se shërbimet duhet të rezervohen paraprakisht online.

Sipas njoftimit, orari i punës do jetë ai zyrtar 08:00-16:00.

Për sa i përket shërbimeve që kanë të bëjnë me lejet e drejtimit e pagesën e taksave, qytetarët mund të drejtohen te zyrat që janë të NSHRAK ndërsa zyrat në Kashar do shërbejnë për të interesuarit për shërbimet e mjeteve.

Njoftimi

NJOFTIM! Nga data 14 Prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportel!

Në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës, oraret DUHET të rezervohen online!

https://www.dpshtrr.al/info…/rezervo-online-takimin-sherbime

Orari: E Hënë-e Premte, 08:00-16:00!

VINI RE‼

🔶Për shërbimet e lejedrejtimit dhe pagesën e taksave, në Tiranë duhet të drejtoheni te zyrat e NSHARAK! Ndërsa DRSHTRR Tiranë-Kashar, mirëpret të gjithë të interesuarit për shërbimet e mjeteve!

🔶Për shërbimet e lejedrejtimit, do ofrohen: rinovimet e lejedrejtimeve për qytetarët që iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë para 13 Marsit, lejedrejtimet e përkohshme, lejedrejtimet ndërkombëtare dhe konvertimet e lejedrejtimeve, testimet teorike të kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e teorisë së lejedrejtimit deri në 13 Mars 2020, ndërsa regiistrimet për kandidatët e rinj do të njoftohen në një moment të dytë!

GJITHÇKA ME MASA SIGURIE, DISTANCA, KUFIZIME E KUSHTE të përshkruara në ëebsite tonë www.dpshtrr.gov.al ku patjetër mund të na kontaktoni edhe për çdo informacion!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *