Vendosni fjalën kyçe....

Monitorim nga ajri me dronë për ata që shkelin karantinën, çfarë thotë ministri Lleshaj


Si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar se do të përdoren edhe dronë.

Në një prononcim për mediat, pas inspektimit të policisë në terren, Lleshaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ai tha se janë futur në funksion edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikimin e personave që shkelin urdhrin dhe mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit.

“Gjithë zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë derjtë që gjithë zgjerimi i fashës orare do të thotë që thjeshtë të krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia e qarkullimit që ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar vetëm një destinacion, ose në punë, ose në dyqan për të zgjidhur nevojën imediate jetësore.

Përndryshe kush do të gjendet jashtë kushteve, policia do të shtojë masat e saj për të rritur kontrollin. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikim të personave që shkelin, mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit. Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe moskeqkuptim të fashës orare. Në tregjet kryesore të vendit do të ketë vëmendje të shtuar”, tha Lleshaj.

I pyetur nga gazetarët nëse dronët do përdoren vetëm në zonat urbane apo edhe në periferi, Lleshaj tha se kjo do bëhet “kudo që të jetë e nevojshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *