Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Anëtarësimi në NATO 11 vite më parë ngjarja më e rëndësishme e Shqipërisë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO të vendit tonë e ka quajtur si ngjarjen më të rëndësishme të historisë së vendit tonë.

Meta ka shprehur mirënjohje për të gjithë që punuan për projektin transformues dhe integrues.

Gjithashtu Presidenti nuk ka lënë pa falënderuar edhe ish-kreun e Shtetit amerikan George W.Bush.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.
Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s”-shkruan Kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *