Vendosni fjalën kyçe....

Pushojnë reshjet e borës në vend, të gjitha rrugët e kalueshme


Të gjitha rrugët në pjesën veriore e verilindore të vendit janë të kalueshme. Sipas ARRSH-së, zonat ku ka pasur reshje të dendura janë pastruar dhe rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.

24 orët e fundit pjesët veriore e verilindore të vendit u përfshinë nga reshjet e dendura të dëborës që në disa zona shkoi deri në 40 cm trashësi.

Më të prekura ishin Dibra, Puka, Kukësi, Bajram Curri e Shkodra, por me ndërprerjen e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve, ato janë bërë të kalueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *