Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama duhet të sakrifikojë 120 milionë koncesione dhe jo qytetarët e zakonshëm


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj Edi Ramës pas sulmeve të ndërsjellta ku arsye u bë nisma nga kreu i qeverisë që bizneset apo qytetarët e goditur nga koronavirusi të mos paguajnë qiratë.

Sipas Bardhit, Rama të mos bëjë sakrificë me qytetarët e zakonshëm por të sakrifikojë 120 milionë euro koncesione për oligarkët.

Barra sipas numrit dy të PD-së duhet t’i kalojë të korruptuarve dhe qytetarëve të zakonshëm.

Postimi i plotë:

Edi Rama u kërkon sakrificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anulojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qëndron në krah të qytetarëve në nevojë:

  1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.
  2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.
  3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *