Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 100 mijë lekë 111 këmbësorë, pezullohen 20 leje drejtimi


Më shumë se 100 persona janë gjobitur 24 orët e fundit nga policia. Sipas bluve, ata janë kapur duke  lëvizur në këmë apo biçikletë në orët e pasdites pa arsye apo emergjencë.

Po kështu janë kapur edhe 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit e atyre u është hequr leja e drejtimit.

Sipas policisë, asnjë këmbësor nuk do lejohet për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

“Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.” – sqaron policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *