Vendosni fjalën kyçe....

“Faktet janë kokëforta”,PD: SPAK të hetojë tenderin e ushqimeve


Partia Demokratike edhe ditën e sotme ka përsëritur sërish denoncimin për tenderin që sipas tyre është pa garë dhe i dhënë një kompanie pa eksperiencë.

PD-ja ka kërkuar që SPAK të hetojë këtë tender pasi sipas tyre faktet janë kokëforta.

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

1.Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK”-thuhet në postimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *