Vendosni fjalën kyçe....

“Aplikacioni i qeverisë s’është funksional, qytetarët të mos mbeten pa u ndihmuar”


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, bëri sot thirrje që të ndërpriten koncesionet me vlerë 120 milionë euro e ato të ardhura të shkojnë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Basha shtoi se ministri Ahmetaj është në konflikt interesi për administrimin e të ardhurave që do përdoren për përballimin e krizës.

“Paratë e taksave të shkojnë në drejtimet për të ardhur në ndihmë në këtë situatë. Të ndërpriten 120 milionë euro kontrata. Kjo është e papërgjegjshme dhe kriminale. Ministri është në konflikt interesi. Koncesionet janë shpenzime luksi, një aferë e hapur korruptive, që po dëmton familjet në nevojë, të papunët, të vetëpunësuarit etj.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se qytetarët duhet të vijojnë me distancimin social për të dhënë ndihmën e tyre në frenimin e përhapjes së koronavirusit duke shtuar se qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e duhura për zbatimin e distancimit social.

“Aplikacioni nuk ka qenë funksional, këtë e pranoi dhe kryeministri. Duhet të thuhet troç dhe të shihen masat. E-Albania s’ka funksionuar dhe s’funksionon as sot. Nëse qytetarëve u kërkohet një kufizim i tillë, atë 1 orëshin, ta përfitojnë realisht. S’ka rrugë tjetër që të mbash përhapjen e virusit, distancomi social. Ndaj këto masa duhet të merreshin më para se u morën. Distancimi social vjen dhe me dhimbje të mëdha sociale, ekonomike e psikologjike. E di se sa e vështirë është bërë jeta juaj pas këtyre 3 javëve. Duhet të tregojmë më mirëkuptim. Akti normativ fillon nga 1 prilli, tani thonë se do mbulohet dhe një pjesë e marsit. Kjo është mungesë transparence. Çfarë do bëhet me këta njerëz që nuk kanë kursime?! Është koha që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Asnjë familje në nevojë mos të privohet për gjëra bazike.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *