Vendosni fjalën kyçe....

Izolimi nga koronavirusi i jep qyteteve të Europës ajër më të pastër (Imazhet satelitore)


Franca

Imazhet e reja satelitore të së hënës, tregojnë se ndotja e ajrit është reduktuar në zonat urbane në të gjithë Europën, gjatë bllokimeve për të luftuar koronavirusin.

Qytetet përfshirë Brukselin, Parisin, Madridin, Milanon dhe Frankfurtin treguan një ulje të niveleve mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm gjatë 5-25 Marsit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas pamjeve satelitore Sentinel-5.

Spanja

Kjo përkon me masat për koronavirusin në shumë vende europiane, të cilat kanë frenuar transportin rrugor (që është burimi më i madh i oksideve të azotit) dhe kanë pezulluar prodhimin në fabrikat që lëshojnë gaz.

Imazhet e reja, të publikuara nga Agjensia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Europiane e Shëndetit Publik jofitimprurës (EPHA), tregojnë densitetin në ndryshim të dioksidit të azotit, i cili mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes dhe kancer.

Të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) treguan një trend të ngjashëm gjatë 16-22 Mars. Në Madrid, nivelet mesatare të dioksidit të azotit u ulën me 56% javë pas jave pasi qeveria spanjolle ndaloi udhëtimet jo thelbësore në 14 Mars.

Italia

Siç shkruan Reuters, EPHA thotë që njerëzit që jetojnë në qytete të ndotura mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, sepse ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksionit.

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë ose përkeqësojë kancerin e mushkërive, sëmundje pulmonare dhe goditje.

Kina gjithashtu regjistroi një rënie të ndotjes së dioksidit të azotit në qytete gjatë muajit shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *