Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo përshëndet vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë


Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai është shprehur se SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të rrugës së saj në integrimin europian.

Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”-shkruan Pompeo.