Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët e Bajernit dhe Dortmundit pranojnë uljen e pagave për shkak të koronavirusit


Lojtarët dhe drejtorët e Bayern Munich janë pajtuar për një ulje page të përkohshme prej 20 për qind, për shkak të pandemisë koronavirus.

Gjiganti gjerman ka thënë se ky vendim është marrë për t’i ndihmuar financiarisht punonjësit në klub gjatë krisës aktuale me koronavirus.

Javën e kaluar, lojtarët e Borussia Monchengladbach ishin të parët që ofruan t’i marrin pagat me ulje në vend.

Edhe lojtarët e Borussia Dortmund janë në bisedime për ulje page, sipas gazetës Bild.

Bundesliga është e pezulluar që prej 8 marsit, pasi përhapja e shpejtë e Covid-19 e ka goditur sportin në gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *