Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) ka vendosur që Shqipëria t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian, Françesko Becchetti.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga komisioni ad hoc për çështjen në fjalë.
Me vendimin e sotëm, gjykata vulosi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjegjës për sulmet ndaj biznesmenit Francesco Becchetti, lidhur me “Dosjen Agon Channel, Kompanive energjitike dhe investimeve të tjera”.
Vendimi i marrë nga kjo gjykatë është mbështetur mbi 3 kolona kryesore dhe pritet t’i kushtojë Shqipërisë deri në 140 milionë euro.
Në dosjen me rreth 60 fashikuj, emri i kryeministrit Edi Rama, përmendej nominalisht 18 herë.
3 kolonat e vendimit që u shqyrtua më herët dhe u vulos përfundimisht sot janë:
1 – Agon Channel u shkatërrua me një aksion të udhëhequr nga Edi Rama, për shkak të pozicionit si media oponente e tij.
2 – Edi Rama në mënyrë direkte personale ka nxitur një sulm anti-ligjor ndaj interesave të biznesmenit Beçhetti.
3 – Është e provuar se Beçhettit, televizionit dhe interesave të tij të biznesit, u është mohuar çdo e drejtë elementare për të pezulluar vendimet arbitrare dhe është vërtetuar se të gjitha këto veprime antiligjore arbitrare të dirigjuara nga Edi Rama, janë të gjitha të mbështetura mbi një pandehmë që Gjykata e Arbitrazhit e ka verifikuar si mashtrim.