Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Kalo paralajmëron ministren: Pas një vale të lehtë, mund të vijë një dallgë më e fuqishme


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video ku shfaqet duke biseduar me mjekun infeksionist, Tritan Kalo.

Pavarësisht 3 rasteve që janë shëruar, mjeku u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos ndalin së respektuari rregullat, sepse sipas tij pas një vale qetësie, vjen një “dallgë më e madhe”.

Si anëtar i Komiteti të Ekspertëve, Kalo kërkon që të forcohen edhe më tej masat që mos kalojmë në një skenar si ai i Italisë.

“Nuk janë zbuluar të fshehtat e saj, pas një vale qetësie mund të vijë një valë tjetër, pra pas një valë stuhie të lehtë mund të vijë një dallgë më e madhe,  kësaj po i ruhemi. Masat e marra në lidhje me distancimin sociale, mund të forcohen më tepër se është e vetmja mundësi efikase për të ulur vrullin e përhapjes së virus. Nëse do tregoheshim liberal, ne rrezikojmë që të na shfaqen skenare të ngjashme si Italia, Spanja, Britania, që në një fazë të dytë popullit të na thotë “se mirë që na e bën se na shpëtoi”, tha Kalo.

Mjeku tha se 4 të sëmurët që janë në terapi intensive, janë në gjendje mesatarisht të rëndë.

“Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedise të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik”, tha Kalo.

Mjeku foli dhe për kapacitetet në Shërbimin Infektiv. Ai tha se aktualisht janë 16 vende që kanë respiratorë.
“Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID 2 dhe skenare të tjerë”, tha Kalo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *